Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Terre des Hommes, organizojnë sot në Prishtinë një konferencë për të drejtat e fëmijëve, me theks të veçantë në fëmijët lypsarë.
Konferenca do të mbledhë së bashku përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile nga Prishtina e Tirana për të diskutuar bashkëpunimin institucional në trajtimin e çështjes së fëmijëve lypsarë dhe protokollin për bashkëpunim policor në parandalimin, kufizimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, në radhë të parë me fëmijë.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger; Zëvendës Ministri për Punë të Brendshme i Qeverisë së Kosovës Milan Radojević; Zëvendës Ministrja për Punë dhe Mirëqenie Sociale e Qeverisë së Kosovës Rita Hajzeraj-Beqaj, Drejtoresha e Njësisë Anti-Trafikim e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë Anila Trimi; dhe Drejtoresha e Terre des Hommes për Shqipëri dhe Kosovë Jezerca Tigani, do të mbajnë fjalime hyrëse.
Konferenca mbahet sot duke filluar në ora 09:00 në Hotelin Sirius në Prishtinë.