Lajmet e fundit

Osmani e Deda nuk do të jenë në Kuvend të premten, parashikojnë dhunë (Video)

Përdorimi i gazit lotsjellës në seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës, nga deputetet e partive opozitare ka bërë që disa nga deputetet të braktisin seancat plenare të Kuvendit.
Vjosa Osmani deputete e LDK-së dhe ilir Deda deputetë i Vetëvendosjes, kanë bërë të ditur se nëse nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve nga partitë opozitare, atëherë nuk do të marrin pjesë në seancën e së premtes.

Sipas tyre në një situatë të tillë nuk ka arsye të shkohet, e as të mbahet seanca pasi ka gjasa të mëdha për situata të dhunshme në atë seancë.

“Nëse deri te premten nuk ka shenja te përmirësimit te situatës për mbajtjen e seancës, nuk do të marr pjese ne seancën e Kuvendit, për shkaka se shoh potencial te madh për dhune”, ka thënë Osmani të mërkurën në një tryezë të mbajtur në Prishtinë, raporton lajmi.net.

I të njëjtit mendim është edhe deputeti Ilir Deda. Ai ka thënë se në rrethanat aktuale nuk  e sheh të arsyeshme për të marr pjesë në seancë e së premtes.

“Nëse nuk ka ndonjë ndryshim te situatës nuk ka arsye për te marr pjesë ne seance”, u shpreh Deda.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të premten nga ora 16:00, për të cilën partitë opozitare kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë serish. /lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.