Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, ka bindjen se hapja e aktakuzës kundër tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, është bërë për qëllime politike.
Por, ai ka paralajmëruar se në procesin gjyqësor do ta kërkoj një dëshmitar të nivelit të lartë politik. E ai, është Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, aktualisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Për herë të parë, ai këtë gjë e ka bërë publike në emisionin Republika të drejtuar nga Dardan Gashi.