Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, derisa ai po fliste për mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën.
Gjatë fjalimit të Thaçit, deputetja Osmani iu drejtua: “Fatkeqësi e jona që ti ishe në dialog”, derisa reagimi i zëvendëskryeministrit ishte i menjëhershëm: “Edhe ti do të kishe shkuar në dialog, po fat që s’ke qenë”.