Naser Osmani nuk është në dijeni nëse iu është ngritur aktakuzë e re për rastin e Privatizimit të Fabrikës së Armaturave të Ndërtimtarisë në Podujevë në vitin 2006.
“Ky është lajm i vjetër. Para dy vjetëve ka ndodhur kjo”, tha Osmani për Gazetën Express.
Sipas disa mediave, mu për këtë çështje të fabrikës, thuhet se Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Naser Osmanit, në cilësinë e nënkryetarit të Bordit të AKP’së, në atë kohë. Sipas këtyre raportimeve, bashkë me Osmanin, aktakuza përfshin edhe disa zyrtarë tjerë të AKP’së.