Lajmet e fundit

Osmani: MSA-ja e cilëson Kosovën si shtet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tha se kjo marrëveshje shënon kontraktualitet me Bashkimin Europian dhe e cilëson Kosovën si shtet, njofton Klan Kosova.

“MSA-ja është sukses jo vetëm i qeverisë, por i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Që nga vitet e 90-ta, kur udhëheqës ishte presidenti Rugova MSA-ja shënon nënshkrimin më të rëndësishëm të viteve të fundit, por është vetëm fillimi”.

“Kjo në fakt është karrota e vetme që morëm nga BE-ja që nga fillimi i dialogut me 2011 me Serbinë”.

“Ajo që ne sot po ratifikojmë është marrëdhënie kontraktuale që nëse arrijmë mund të çojë deri te njohja edhe e 5 shteteve që nuk na kanë njohur”.

“Preambula me fusnotë assesi nuk nënkupton që ne sot po ratifikojmë një marrëveshje me Kosovën si entitet nën juridiksionin e Jugosllavisë. Me vendimin e GJND-së bie legjislacioni i Jugosllavisë, opinioni i GJND-së e sqaron këtë”.

“Sot po ratifikojmë dokument që e cilëson Kosovën si shtet të barabartë me shtetet e rajonit. Në marrëveshje thuhet se Kosova duhet të përmbush kriteret e Kopenhagës që janë kritere të përcaktuara për shtete të pavarura”.

“Mos të harrojmë që Serbia e ka të obligueshme Kapitullin 35, ku parashihet njohje të kufijve dhe indirekt i bie edhe njohje e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.