Vjosa Osmani, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se një nga kriteret e papërmbushura pa të cilat nuk mund të ketë heqje të vizave për kosovarët, përmendet edhe ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Shkrimi i plotë i Osmanit
Çështje të tjera që Kosova duhet të përmbushë në muajt në vijim janë: transferimi i një numri të mjaftueshëm të gjyqtarëve në departamentet për krime të rënda; ndërtimi i një track-record për hetimet, vendimet e gjykatave dhe konfiskimet për raste serioze të krimit të organizuar dhe korrupsionit; të sigurohet pavarësia operacionale e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik; si dhe të demonstrohet se legjislacioni rreth ndryshimit të emrave të zbatohet. Pra, thuajse të gjitha kanë të bëjnë me sundim te ligjit. Rekomandimi pozitiv vjen vetëm pas plotësimit të kritereve.
Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info