Vjosa Osmani, nga LDK-ja, ka sqaruar edhe një herë pikat e marrëveshjes që kanë paraqitur bashkë me deputetin opozitar nga radhët e VV-së, Ilir Dedën.
Ajo ka thënë se kjo marrëveshje duhet të lexohet në frymë pozitive, në mënyrë që të mirëkuptohet.
“Primare është që propozim marrëveshja duhet të lexohet në frymë pozitive, kështu edhe do të mirëkuptohej e do të merrej si një pikënisje për deputetët që ta ndryshojnë apo ta pranojnë si të tillë. Sot u kemi bërë thirrje publike që t`i bashkohen kësaj iniciative, do të propozojnë ide të reja dhe do ta finalizojmë që t`ua dërgojmë liderëve. Çdo moment i humbur e thellon krizën politike”, është shprehur ajo në Info Magazinë, transmeton Indeksonline.
Më poshtë, gjeni pesë pikat e marrëveshjes, ashtu siç i sqaroi Osmani:
1.Kuvendi të formojë komision hetues parlamentar që do të udhëhiqej nga opozita, duhet numri i caktuar i nënshkrimeve, por nëse pajtohen liderët kjo mbetet teknike. Do të analizonte marrëveshjen e Demarkacionit. Duhet të ftohen pesë ekspertë nga shoqëria civile.
2.Funksionalizimi i Kuvendit me një pikë të caktuar të rendit të ditës ku do të caktoheshin edhe dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, pasi që jemi në mungesë të tyre.
3.Pa paragjykuar vendimin përfundimtar të Kushtetueses, në qoftëse ai vendim nuk i zgjedh dilemat rreth asociacionit, Kuvendi mund ta dërgojë atë për sqarime shtesë në Komisionin e Venecias.
4.Marrëveshja të nënshkruhet nën mbikëqyrjen e Presidentes si faktor uniteti.
5.Kjo marrëveshje të votohet si rezolute e Kuvendit më së largu shtatë ditë