Përmes një komunikate për media, OVL e UÇK-së ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e kryesisë për të diskutuar edhe çështjet si situatën politike në Kosovë dhe verifikimin e veteranëve e çështjen e pagesave të pensioneve.
Pjestarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u bënë thirrje pozitës dhe opozitës që të dialogojnë në një tryezë të përbashkët për t’i tejkaluar problemet lidhur me dy temat e ngritura tash e 4 muaj.
Këta të fundit poashtu bënë të ditur që janë duke pritur ftesë nga Kryeministri Isa Mustafa, Zv. Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale Arban Abrashi, që të na ftojnë në takim javën e ardhshme për t’i diskutuar problemet rreth mos zbatimit të ligjit për veteranë, sepse përndryshe jemi të detyruar që t’i radikalizojmë veprimet tona.