Disa të famshëm kanë pasur privilegjin për të lindur si fëmijë të yjeve të njohur dhe rrugën e tyre drejt famës e kanë pasur të hapur paraprakisht. Në anën tjetër, disa të tjerë vetëm me përpjekjet dhe punën e tyre kanë arritur të bëhen yje dhe pasurinë e fituar me dëshirë e shpenzojnë për prindërit e tyre. Ja disa të famshëm që janë shumë të afërt me nënat e tyre.
Modelja dhe aktorja, Kate Upton, preferon të kalojë kohën e lirë me nënën e saj, e cila është shumë “rinore”. Megjithatë, kur është lartësia në pyetje, Kate e ka tejkaluar nënën e saj,
Matthew Mcconaughey përpiqet për të shpenzuar sa më shumë kohë me nënën e tij dhe sa të afërt janë tregon fakti që ende mbajnë dorën e njëri-tjetrit kur shkojnë për shëtitje.
Kim Kardashian është shumë e afërt me nënën e saj, Kris, e cila është përgjegjëse për popullaritetin e saj të madh. Kris ka thënë disa herë se ajo i do të gjithë fëmijët e saj, porse Kim është e preferuara e saj, për shkak se e kuptojnë shumë mirë njëra-tjetrën. Përveçse kanë të njëjtin karakter, ato ngjanë shumë me njëra-tjetrën.
Jessica Alba është shumë e afërt me prindërit e saj, kurse nëna e saj shpesh e ndihmon në kujdesin ndaj fëmijëve dhe shpesh mund të shihen së bashku duke shëtitur.
Jennifer Lopez ka thënë në mënyrë të përsëritur se është shumë e afërt me nënën e saj, Guadalupe, dhe dëshiron t’i japë çdo gjë që nuk kanë mundur të kenë kur Jennifer ishte një vajzë e vogël. Ajo i ofroi disa herë nënës së saj për të luajtur në videot e saj muzikore dhe filma.
Pamela Anderson është shumë e afërt me nënën e saj, e cila ishte mbështetja e saj e madhe në kohë të vështira, kur ajo u sëmurë dhe gjatë divorceve.
Katherine Heigl ka trashëguar pa dyshim stilin nga nëna e saj, Damske, dhe shpesh paparacët i fotografojnë të dyja së bashku duke shkuar në restorante dhe pazar./ZËRI