Betejën e parë diplomatike për 2016-n Kosova e ka humbur në Hagë, në përpjekjen për të aderuar në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit (PCA). Për të këtillë aderim nuk ka pasur as mbështetjen e SHBA-së dhe as vendeve të tjera të Quintit, shkruan sot Koha Ditore.
Zhvillimi ka ndodhur vetëm dy muaj pas dështimit për t’u anëtarësuar në UNESCO, në të cilin proces nuk ishte siguruar as mbështetja e të gjitha vendeve që ia kanë njohur Kosovës shtetësinë.
Prishtina zyrtare nuk ka aplikuar ende as për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Qeveria do që t’i heshtë dështimet, të cilat, sipas opozitës e analistëve, janë me kosto të madhe për shtetin.
Gjatë nëntorit, akti me të cilin shprehej qëllimi për aderim në PCA ishte dorëzuar prej Kosovës në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës, shtet ky depozitues. Dokumenti mban firmën e zëvendëskryeministrit të parë, Hashim Thaçi, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme. (Detajet mund t’i lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)