Pacientët e katit të dytë të Repartit të Ortopedisë në QKUK po detyrohen të dëgjojnë zhurmat e bisedave me tone të larta nga njerëzit e tjerë në korridor.
Kjo për shkak se ata janë duke qëndruar jashtë dhomës, e cila është duke u gëlqerosur dhe nuk është përfunduar ende, raporton Indeksonline.
Në fotot e mëposhtme shihen pacientë në moshë të thyer e të re, të cilët qëndrojnë në korridor.
Indeksonline ka tentuar të kontaktojë me zyrtarin për informim në QKUK, Shpend Fazliun, por telefoni i tij ka qenë i shkyçur.
