Në vazhdë të denoncimeve në rrjetet sociale vjen kjo foto nga spitali nr. 5 në Tiranë.
Në të duket një paciente në barrelë, e lënë në mes të korridorit dhe pa përkujdesje nga mjekët apo infermierët.
“Ja si trajtohen pacientet te spitali nr.5, ku rreziku për të vdekur është i lartë pasi ka pësuar hemorragji cerebrale dhe më shumë se një orë nuk ka ardhur asnjë doktor ta shohë pacienten. Ajo ka paguar sigurime mbi 35 vjet si arsimtare dhe kthimi sot nga shteti shqiptar është zero”, shkruan denoncuesi./Shekulli/