Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka reaguar Jakup Krasniqin, duke treguar se në rastin e tij, kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se zgjedhja në krye të shtetit ishte jokushtetuese, shkelësi kryesor ishte Kryetari i Kuvendit, e që atëherë ishte Jakup Krasniqi , raporton KOSOVANEWS .
Përveç kësaj, Kushtetutën e kanë shkelur edhe deputetët aktual të LDK’së, AAK-së e NISMA-s, të cilët kishin zgjedhur në mënyrë kundëkushtetuese Isa Mustafën në krye të Parlamentit , raporton KOSOVANEWS .
Lexojeni të plotë reagimin e Pacollit:
Ne rastin tim,ish kryetari i Kuvendit ishte shkelësi i Kushtetutës
Këto ditë lexova se ish kryetari i Kuvendit z.Jakup Krasniqi, tërhiqte një paralele ndërmjet dy presidentëve të cilët(sic thotë ai, shkelën kushtetutën dhe u dorëhoqën), dhe kryeministrit të tanishëm.
Nuk dua të hyj në punët e të tjerëve, secili duhet të jetë koshient në veprimet e veta. Por si duket, morali nuk është virtyt që do ti plotësonte politikanët këtu tek ne.
Për hirë të informimit të drejtë të qytetarëve, deshiroj ti përgjigjem ish kryetarit të Kuvendit, se unë, Behgjet Pacolli, nuk kam shkelur asnjëherë kushtetutën, as në kohën kur jam zgjedhur President i Kosovës, e as gjatë periudhës që kam ushtruar atë funksion.
Me sa më kujtohet, seanca e zgjedhjes sime si President, ka pasur një kryesues, dhe ai ka qenë z.Krasniqi. Ai ka krijuar rrethanat në atë seancë dhe ai ka udhëhequr seancën deri në fund.
Nëse ka pasur lëshime gjatë zgjedhjes time, ato janë bërë (me qëllim) nga udhëheqësi i seancës.
Ai më ka ofruar edhe tekstin e betimit, edhe pse qëllimshëm nuk intonon himnin dhe nuk respekton procedurat kushtetuese gjatë dhe pas zgjedhjes.
Cfare shkelje paskam bërë une, kur unë nuk kam udhëhequr me seancën?
Që unë nuk e kam shkelur Kushtetutën e dëshmon vendimi i Gjykatës, i cili e identifikon Kuvendin respektivisht kryetarin e saj si shkelës të procedurave të zgjedhjes së Presidentit.
Kjo dëshmohet edhe më tepër me opinionin e dy gjykatësve ndërkombëtar(atyre që nuk ishin të politizuar) të cilët në mënyrë të qartë kanë argumentuar se nuk duhet të ketë dorëheqje të Presidentit. Këtë opinion të këtyre dy gjykatësve, e ka mbështetur edhe Komisioni i Venecias, nga i cili pata kërkuar më vonë interpretim, thjesht për cështje kurioziteti.
Unë e di fare mirë se krejt kjo situatë ka qenë bukur e orkestruar nga njerëz që edhe sot e kësaj dite thurin skenare të nëntokës.
Unë në mënyrë fisnike jam tërhequr edhe pse ajo ka qenë e panevojshme. Këtë gjë, edhe pse njeri kontravers, e ka deklaruar edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Enver Hasani.
Është me rëndësi të thuhet se për ato 35 ditë, unë kam bërë punë më shumë se sa dikush brenda gjithë mandatit.
Po të vazhdonte ajo, jam i bindur se Kosova do të frymonte ndryshe.
/KOSOVANEWS/