Lajmet e fundit
Pacolli: Ndeshja Shqipëri-Serbi edhe  në një stadium të Astanas

Pacolli: Ndeshja Shqipëri-Serbi edhe në një stadium të Astanas

Behgjet Pacolli, pronari i kompanisë Mabetex, që kryen punime edhe në Kazakistanin e largët, ku janë të angazhuar edhe mijëra shqiptarë, ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, se për ta Astana do të organizojë përcjelljen e ndeshjes Shqipëri-Serbi përmes një ekrani të madh në njërin nga stadiumet e këtij qyteti.

“Të dashur miq, ashtu si ju, edhe unë, sigurisht, u preka thellë nga ajo foto e bërë nga disa prej punëtorëve të mi që gjenden në Kazakistan. Ju falënderoj për pëlqimet, komentet dhe mendimet tuaja.

Unë prandaj sot kërkova edhe zyrtarisht nga autoritetet kazake, që atyre mijëra shqiptarëve që sot nuk do të mund ta ndjekin ndeshjen nga Elbasani, t’iu mundësohet ndeshja e transmetuar drejtpërsëdrejti në ekranet gjigante në një nga wstadiumet e mëdha të Astanës.

Kjo ngjarje, sigurisht që do të ndiqet me interes të madh edhe nga televizionet kazake”, thuhet në postimin e Behgjet Pacollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.