Lexojeni të plotë reagimin e ish-Presidentit të Republikës dhe ish-Zëvendëskryeministrit Pacolli
Edhe kjo ndodhë në Kosovë!
Sot lexova dhe e verefikova se në Nju Jork udhëtojnë hiq më pak se 25 veta, pa i llogaritur truprojat dhe bartësit e qantave. Pjesë e delegacionit ishte edhe Presidentja dhe kryeministri. Mrekulli që edhe kryeparlamentari nuk paska udhëtuar.
Kosovarë tani do të rrinë para televizioneve që ti shohin liderët e vet në foltoren e OKB duke i adresuar fjalimet e tyre…
Shakatë anash, sinqerisht të ju them, kjo është e tepruar duke pasur parasysh se arsyeja kryesore për 99 për qind të këtij delegacioni ështe vetëm shetitja me paratë e qytetarëve, ndërsa efektiviteti për punët e shtetit do të jetë minimal. Edhe unë, gjatë mandatit tim si deputet dhe më vonë si qeveritar kam udhëtuar në këtë vend. Por unë jam kujdesur që ato shpenzime ti bartë personalisht dhe jo në kurriz të buxhetit. Për më tepër puna ime ka qenë efektive dhe frytet e saj kanë ardhur qoftë nëpërmjet njohjeve të menjehershme për Kosovën, qoftë me nisjen e kontakteve me shtetet që hezitonin ta bënin atë.
Do të mjaftonte që në SHBA, Kosova të përfaqësohej vetem ministri i punëve të jashtme me një ndihmës, por sic duket ata mendojne se qdo gjë në Kosovë êshtë në rregull dhe tash duhet ti mësyhet Nju Jorkut.