Lajmet e fundit
Pacolli nuk di asgjë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Burundi

Pacolli nuk di asgjë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Burundi

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk është në dijeni për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Burundi.

Pacolli tha se nuk dinë asgjë në lidhje me këtë rast.
“Jo, ne nuk dimë asgjë”, tha shkurt për Telegrafin ministri Pacolli.
Ndryshe, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është takuar sot me homologun e tij nga Burundi, Alain Aime Nyamitwe. Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq është njoftuar zyrtarisht për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Burundit./telegrafi.com/gyj

Leave a Reply

Your email address will not be published.