Lajmet e fundit

Pacolli: Opozita e pozita duhej të silleshin më mirë për nder të vizitës së mbretit të Jordanisë

Behgjet Pacolli ka komentuar vizitën e mbretit të Jordanisë sot në Kosovë, duke thënë se ai ishte njeriu i parë që e kishte takuar mbretin dhe se pas kësaj kishte ardhur edhe njohja e Jordanisë për Kosovën.

Por, ai ka thënë se opozita e pozita është dashur të sillen më mirë në këtë ditë historike për vizitën e mikut kosovar.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Pacollit në Facebook:

Prill 2009: Isha personi i parë që Mbreti i Jordanisë, z. Abdullah Ibn Al Hussein, kishte takuar nga Kosova. Këtë ma tregonte ai në dreken e bukur që u zhvillua në Uashington. Ai së bashku me gruan e tij, Mbretëreshen Rania Al-Abdullah, më premtuan se brenda disa muaj do ta njihnin Kosovën. Gjë e cila më pas edhe ndodhi, më datë 8 korrik 2009. Po ashtu, më premtuan që do të vizitonin Kosovën. Me shumë vullnet, sot, do ta kisha takuar, por jam jashtë vendit. Sidoqoftë, mikut tim, Mbretit Al-Hussein, i uroj mirëseardhje në Kosovë, dhe qëndrim të bukur në vendin tonë. Do të ishte edhe më bukur po të ishin sjellë më mirë Opozita dhe Pozita në këtë ditë historike për mikun tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.