Rrahim Pacolli nga radhët e AKR-së thotë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qeveria Mustafa
duhet të shkoj në shtëpi dhe të krijohet një qeveri teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Reagimi i plotë i Rrahim Pacolli:
“Kushtetuesja e vulosi shkarkimin e kësaj qeverie. Isa Mustafa dhe qeveria që ai drejton që nga momenti i shpalljes së vendimit të Kushtetueses për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, më nuk ka legjitimitet dhe që tani kjo qeveri duhet të shkoi në shtëpi për ti dhanë mundësinë themelimit të një qeverie teknike dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme gjë të cilën e kisha kërkuar edhe më parë. Vazhdimi i kësaj qeverie do ta dëmtojë rëndë të gjithë vendin siç edhe e konstatoi vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagim