Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Qeveria po gënjen për sa i përket projekteve për Brezovicën dhe termocentralin Kosova e re, duke thënë se nuk ka asnjë garancion nga investitorët për përfundimin e këtyre projekteve.
Në emisionin Republika me Dardan Gashin Pacolli ka thënë se madje as nuk beson që investitori në projektin e Brezovicës është nga Amerika ashtu siç është proklamuar, por që ata presin ndihma nga disa investitorë kinezë.
Emisionin e plotë me ish presidentin Pacolli mund ta ndiqni sonte në ora 20: 45 në Tribuna Channel.