Lajmet e fundit

Pacolli: Shpend Ahmeti merr pjesë në protesta ku rrënohet qyteti që ai udhëheq (Video)

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka lëshuar në vazhdimësi vendime të cilat kanë qenë konfuze.

Në një intervistë për RTK’në, Pacolli ka kritikuar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin, duke thënë se ai merrte pjesë në protesta ku shkatërrohej qyteti që ai udhëheq.

“Gjykata Kushtetuese ka lëshuar vendime jo dinjitoze që kanë krijuar konfuzion të paparë, gjegjësisht kanë dëmtuar qytetarin e Kosovës”, ka thënë Pacolli.
“Kryetari i Prishtinës merr pjesë në protesta dhe aty rrënohet prona e qytetit ku ai është kryetar i saj”, tha Pacolli.

http://www.dailymotion.com/video/x3k6r4r_pacolli-per-shpend-ahmetin_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.