Në 17-vjetorin e masakrës se Reçakut, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shkruar se kjo ditë nuk duhet harruar kurrë. Falë mikut tonë William Walker bota kuptoi se kush ishin agresorët e vërtetë në luftën e Kosovës.
Por ajo që është edhe më e dhimbshme është që autorët akoma nuk kanë dalë para drejtësisë, shkruan Pacolli.
Postimi i plotë i Behgjet Pacollit në llogarinë e tij në Facebook:
Sot është 17 vjetori i masakres së Reçakut, një ditë e cila nuk duhet harruar kurrë. Një masakër e forcave serbe ndaj civilëve shqiptar. Reçaku ishte një arsye e madhe për pavarësinë e Kosovës, që ne sot gëzojmë. Fal mikut tonë William Walker i cili dëshmoi botës kush ishin vërtetë agresoret e luftes në Kosovë. Të cilin sonte edhe e kam mik shtëpie. Ajo që është e dhimbshëm 17 vite pas kësaj masakër, është që autoret e kësaj ngjarje, ende janë të lirë sot. Por ne, nuk kemi harruar cilët janë!