Lajmet e fundit

Pajaziti: Synimi im, kthimi i PDK-së në Gjilan

Pas një kohe të gjatë Dega e PDK-së në Gjilan është bërë me kryetar të ri, me Zenun Pajazitin.

Ai në këtë intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se synim i tij dhe i anëtarësisë është ta rikthejë PDK-në parti të parë në këtë komunë.

Paraziti ka thënë se do të krijojë një ambient politik të hapur për të gjithë, që në zgjedhjet e radhës nç parti të angazhojë edhe figura të reja.

Kryetari i ri i Degës së PDK-së në Gjilan e ka kritikuar qeverisjen e Lutfi Hazirit.

Sipas tij, qytetarët janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me qeverisjen e Hazirit.

Pajaziti ka premtuar se Dega e PDK-së në këtë komunë do të përfaqësohet në Qeveri në përputhje të rezultatit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.