Lajmet e fundit

Pak demokraci brenda partive politike

lidert e partivePrishtinë, 8 qershor – Përfaqësuesit e partive politike kanë kërkuar më shumë demokraci brenda partive të tyre.

Ata sot janë shprehur të pakënaqur me nivelin e demokracisë brenda subjekteve të tyre gjatë një tryeze të organizuar nga KIPRED-i me temën: “Subjektet politike në Kosovë, demokracia e brendshme, sistemi politik dhe fushata zgjedhore”.
Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se duhet të rritet demokracia brenda partive politike.

Sipas tij, presidenti duhet të zgjedhet nga populli meqë ka ardhur koha që Kosova të ketë president të fuqishëm.

Deputeti i LDK-së, Sali Morina, ka thënë se nuk është i kënaqur sa duhet më nivelin e demokracisë, prandaj, sipas tij, duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim.

Ai ka thënë se zgjedhja e presidentit nga populli do t’i ndihmonte demokracisë së vendit.
Kurse sekretari organizativ i Vetëvendosje!-s, Dardan Molliqaj, është shprehur kundër zgjedhjes së presidentit nga qytetarët, duke thënë se Kosova duhet të vazhdojë të jetë republikë parlamentare.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka vlerësuar se demokracia nuk është vetëm rregulla, por sipas tij, është e domosdoshme që si në parti ashtu edhe në shtet të respektohen rregullat dhe ligjet,

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se demokracia e shtetit tonë dhe partive politike nuk ka asgjë të përbashkët më demokracinë e vendeve perëndimore. Ai ka shtuar se nuk është e rëndësishme se në çfarë mënyrë do të zgjedhet presidenti, por presidentët e ardhshëm duhet t’i kryejnë detyrat kushtetuese.“Epoka e re”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.