Lajmet e fundit

Pakoja fiskale pa efekte pozitive (Video)

Edhe pse po bëhen katër muaj që nga koha e hyrjes në fuqi të pakos fiskale, deri më tani nuk janë vërejtur lirime në produktet ku është përgjysmuar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Por edhe pse çmimet vetëm sa janë ngritur, Muharrem Shahini, drejtor në zyrën për komunikim me publikun në Ministrinë e Financave thotë se, sa i përket çmimeve të produkteve ushqimore, ato do të reflektohen në mënyre graduale. Në fakt, sipas tij, çmimet i rregullon vet tregu i konkurrencës.

Profesori Universitar, Sejdi Rexhepi vlerëson se politikat ekonomike që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, jo gjithmonë japin rezultate afatshkurtra, pasi këto rezultate, siç thotë ai janë të lidhura me ekonominë e tregut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.