Lajmet e fundit

Pakot e dyshimta në zyrën e Merkelit vinin nga Greqia

Policia gjermane ka deklaruar se katër pakot e dyshimta të lëna në godinën ku ndodhet zyra e ancelares Angela Merkel, rezultojnë të parrezikshme.

Më herët autoritetet të cilët rrethuan zonën njoftuan se dëshmitarët kishin sinjalizuar për praninë e disa objekteve të pazakonta, ndaj në vend-ngjarje mbërritën menjëherë forca të shumta policore.

Policia gjermane bllokoi hyrjen kryesore të godinës në zyrën e kancelares së Gjermanisë Angela Merkel mëngjesin e sotëm në Berlin, pasi punonjësit e sigurisë gjendën pakot e dyshimta në afërsi të saj.

Ata siguruan menjëherë personat që ndodheshin pranë, për të ekzaminuar katër pakot, të cilët rezultuan se nuk përbënin rrezik për askënd.

Ministrat e kabinetit të kancelares Angela Merkel kanë ndjekur agjendën e tyre, duke zhvilluar edhe mbledhjen e parashikuar.

Masat e sigurisë u rritën për shkak se në vitin 2010, policia arriti që fatmirësisht të parandalonte dërgimin e një pakoje me eksplozivë në zyrën e Merkel. Pas hetimeve, u mësua se dërgesa vinte nga Greqia.

Merkel është në qendër të kritikave ditët e fundit, për vendimin e saj për të futur në vend 1 milion emigrantë.

Vendi është shokuar nga ngacmimet seksuale dhe përdhunimet e bëra në qytetin e Këlnit në natën e Vitit të Ri nga një bandë prej 1 mijë personash me origjinë afrikano veriore dhe arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.