Lajmet e fundit

Pal Lekaj në Prokurori

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka reaguar duke akuzuar udhëheqësit politik se po mbajnë në Prokurori, deputetin Pal Lekaj, pikërisht në ditën kur kryeministri kishte bërë një ftesë për dialog me opozitën.

Ja reagimi i plotë i AAK-së:

Është krejtësisht e papranueshme hipokrizia e pushtetit, i cili në njërën anë bën thirrje për dialog, e në anën tjetër vazhdon masat represive ndaj deputetëve të opozitës. Pikërisht në ditën për kur kryeministri kishte bërë një ftesë për dialog me opozitën, urdhërdhënësit politik e mbajnë në prokurori deputetin Pal Lekaj, nga AAK, për ta zgjëruar lepezën e presionit politik e policor mbi të zgjedhurit e popullit.

I bëjmë thirrje pushtetit që të heqë dorë nga këto metoda diktatoriale dhe te fokusohet se si ta nxjerr vendin nga kriza, sepse opozita nuk zbrapset nga kauza e saj e drejtë pavarësisht arrogances dhe masave që po përdor pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.