“Të gjitha veprimet në Kuvend, ne si opozitë i kemi bërë me vetëdije. Sa herë të ketë nevojë, do të veprojnë njësoj deri në anulimin e marrëveshjeve”, ka theksuar Pal Lekaj, në emisionin Interaktiv të KTV-së, i cili sot u mor në pyetja nga Prokurori.
Sipas tij, ftesa e Qeverisë për dialog me opozitën, është krejtësisht jo-serioze, dhe derisa nuk ka ndonjë lëvizje konkrete nga Qeveria, ai tha se do të vazhdohet me protesta.