Analisti politik Dastid Pallaska, ka thënë se është gabim që presidentja Atifete Jahjaga i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për t’i kërkuar mendim nëse Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij kjo do ta vështirësojë vendimin e Kushtetueses dhe se do të ishte më e lehtë e më e thjeshtë nëse qeveria apo opozita do t’ia drejtonin këtë kërkesë.
Kjo mendon Pallaska, do ta lehtësonte marrjen e vendimit për shkak të argumenteve që do t’i paraqisnin palët.
“Nuk jam i lumtur që kjo çështje është ngritur në Gjykatën Kushtetuese nga Presidentja. Këtë lëndë në kushtetuese është dashur ta dërgojë qeveria apo opozita”, ka deklaruar Pallaska në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.
“Kjo do ta kishte përkufizuar pyetjen apo çështjen më mirë, dhe do t’ia mundësonte gjykatës ta kryente rolin e saj si arbitër shumë më mirë”.
“Nëse pozita apo opozita do ta dërgonin në kushtetuese, do ta ndihmonte vendimin për shkak të argumenteve që do t’i sillnin të dyja palët”.