Lajmet e fundit

Panairi “eKSplorer” nis aktivitetet për promovimin e turizmit në Kosovë

Sot u hap panairi “eKSplorer”, qëllimi të cilit është promovimi i turizmit dhe gjendjes turistike, si dhe t’i njoftojё qytetarёt e Kosovёs pёr aktivitetet që zhvillohen nёpёr vendet e ndryshme turistike.

Gjatë kohës sa ky panair qëndron i hapur, tё gjithё pjesёmarrёsit janë tё përgatitur dhe presin vizitorët pёr tё shpalosur aktivitetet, ofertat dhe informacionet e tyre.

“eKSplorer” ka shndёrruar sheshin “Zahir Pajaziti” nё njё vend atraktiv ku vizitorët do tё kenë mundёsinё tё pёrjetojnё aktivitete nga mё tё ndryshme, duke filluar nga workshop-et pёr fёmijё, deri tek aktivitetet mё sfiduese pёr tё rritur.

Ky panair është mbështetje e projektit “Promovimi i punësimit në sektorin privat- SwissContact”, i cili financohet nga Zyra Zvicerane këtu në Kosovë.

Hapjen e këtij panairi e bëri kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u befasua nga mundësitë të cilat i ofron Kosova për turizëm.

Ahmeti: Se kam ditur se mund të bëj kaq shumë aktivitete në Kosovë

 

“Mua po më vjen marre pak se edhe pse kam menduar që di për turizmin në Kosovë, por përmes këtij panairi sot mora vesh që mund të bëj shumë më shumë aktivitete se që kam menduar se mund të bëj. Edhe pse më thanë se këtu nuk guxoj të lëshohem për shkak të peshës. Por për paragllajd më thanë se mundem me bë”, tha Ahmeti.

Ai tha se shpreson që ky panair që është një mundësi shumë e mirë si për turistët kosovarë ashtu edhe për ata të huaj të bëhet tradicional.

Ahmeti: Ky panair është një mundësi e mirë për t’u njohur me pasuritë e Kosovës

 

“ Por me të vërtet shumë një ide e mirë ky panair dhe shpresoj që do të bëhet një panair tradicional sepse me të vërtet kemi thënë se nuk kemi çfarë t’i tregojmë popullit se vet nuk i dimë të gjitha pasuritë që i kemi. Fatkeqësisht për mua nà « Prishtinë nuk paska aq shumë sa ka bukuri Kosova. Megjithatë, ju ftoj që t’i vizitoni të gjitha këto të cilat janë prezantuar në “Panairin eKSplorer”. Edhe një herë në emër të organizatorëve dhe Komunës së Prishtinës e shpalli këtë panair të hapur”, shtoi Ahmeti.

Menaxherja e projektit PPSE , Sigrid Meijer, tha se janë shumë të kënaqur që kanë pasur mundësinë që ta përkrahin këtë organizim, pasi që kjo është një mundësi shumë e mirë për të mësuar më shumë rreth turizmit.

Meijer: E mbështesim këtë panair sepse është mundësi e mirë të njoftohemi më shumë me turizmin në Kosovë

Jemi shumë të kënaqur që kemi pasur mundësi ta mbështesim, ta përkrahim organizimin e këtij panairi i cili është implementuar nga Moduci. Për ne si projekt është shumë me rëndësi të jemi afër dhe të mbështesim të gjitha akterët e sektorit p rivat që merren me turizëm, ku ne konsiderojmë që është njëri nga sektorët shumë të rëndësishëm i cili është promotor edhe për nxitjen e turizmit në Kosovë. Nga disa të dhëna që i kemi bërë së fundmi, kemi parë se rreth 40 % të turistëve të cilët faktikisht janë në Kosovë, janë turistët vendorë që vizitojnë këto atraksione. Pra kjo është arsyeja pse ne si projekt e kemi mbështetur këtë aktivitet në mënyrë që turistët lokal të kenë sa më shumë aktivitete dhe mundësi për t’i përdorur.

Qё nga dita e nesërme tё gjithë pjesёmarrёsit me aktivitetet e tyre, workshop-et si dhe lojërat shpërblyese do tё fillojnë me aktivitetet e drejtpërdrejta.

Si risi, “eKSplorer” nё kuadër tё kёtij Panairi, tё dielën, mё datё 20 dhjetor, prej orës 19:00, do tё festojë me aktivitetin “World Snowboard Day”.

Nё kuadёr tё kёtij festimi, do tё ketё shumё e shumё befasi të tjera, që do sh palosen sё shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.