Lajmet e fundit

Panairi i Shkencës dhe Kulturës” bashkon të rinjtë nga gjithë trevat shqiptare në Vushtrri

Nxënës të të gjitha shkollave të mesme nga të gjitha komunat e vendit të Republikës së Kosovës si dhe shkollat e mesme të larta nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore do të marrin pjesë në “Panairin e Shkencës dhe Kulturës 2015” që organizohet nga Lëvizja Koha .

Panairi do të hapet të shtunën me datën 28 Nëntor nga ora 11:00, në Palestrën Sportive “Jeton Tërstena-TOTA”-Vushtrri , me ç’rast do të zgjat 3-ditë.
Në shumë sektore do të prezantohet vlerat kulturore, dijet dhe të arriturat nga lëndët që mësohen në këto institucione shkollore.
Ky projekt edukativo-arsimor realizohet me karakter kombëtar në datat  28, 29, 30 Nëntor, me interval  kohor 1000:1600 .
Ky projekt është mbështetur nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport ,Ministria e Arsimit Shkencës dhe Kulturës si dhe Komuna e Vushtrrisë.
Ata të cilët do të vizitojnë panairin  do të mësojnë se çdo teori e ka një praktikë e qëllimi është të mësohet praktika sepse kjo kërkohet në ditët e sotme, pra  “të dish si ti bësh gjërat jo si t’i thuash.

Leave a Reply

Your email address will not be published.