Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se me rastin e arrestimit të Faton Topallit policia është sjellë keq me asistentin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
“Organet e sigurisë u sollën jo mirë me asistentin e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Aty ndodhi një bisedë mes policisë dhe këtij të fundit, dhe asistenti nuk u arrestua”.
Pantina po ashtu ka thënë se nuk e di arsyen e arrestimit të Albulena Haxhiut, ndërsa ka shtuar se nëse duhen bërë arrestimi, atëherë duhet arrestuar e tërë opozita.
“Albulena Haxhiu nuk ka hedhur asnjëherë gaz lotsjellës”.
“Mirëpo, as veprimi i Donika Kadaj Bujupit e as i Faton Topallit nuk ka qenë individual, për shkak se vendimi nuk ishte i tyre për të hedhur gaz”.
“Nëse duhet arrestuar dikë, duhet arrestuar e tërë opozita e jo vetëm deputetët që tashmë janë në paraburgim”.