Lajmet e fundit

Pantina: Pushteti i 120 deputetëve ka kaluar në duart e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Shqipe Pantina, deputetet e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, ka pranuar se gazi lotsjellës nuk është mjet demokratik.

Pantina në debatin në InfoMagazine përballë deputetes të PDK-së, Labinotë Demi, e ka pranuar se gazi lotsjellës i përdorur dje nga opozita në seancën e Kuvendit nuk është demokratik por veprimet e fundit të Qeverise duke përfshirë marrëveshjet në Bruksel dhe për Demarkacionin do ta dëmtojnë të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës dhe nuk krahasohen me dëmin e gazit.

Deputetja e LVV ka vazhduar duke thënë se i gjithë pushteti i 120 deputetëve ka kaluar në duart e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

“I gjithë pushteti i 120 deputetëve ka kaluar në dy persona. E këta dy persona janë Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa. E veprimet e tyre jo vetëm që po prekin të tashmen e qytetarëve por edhe të ardhmen”, tha Pantina

Leave a Reply

Your email address will not be published.