Rreth 20 pretendentë për të studiuar në degët Farmaci dhe Stomatologji, të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë hyrë të hënën në grevë urie.
Ky veprim i tyre erdhi pas zvogëlimit të numrit të studentëve që do të ndjekin studimet në vitin akademik 2015-2016 në këtë fakultet.
Kandidatët kanë kërkuar nga rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, që ta zbatojë rekomandimin e Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit që t’u njihet e drejta për regjistrim.
Sipas tyre kjo e drejtë iu mundësohet përmes pikëve të rezultateve të testit të provimit pranues të afatit të parë për regjistrim për këtë vit akademik transmeton Klan Kosova.