Lajmet e fundit

Paralajmërohet protestë në Deçan

 Historianët dhe qytetarët e komunës se Deçanit do të protestojnë të enjten, për të kundërshtuar dhënien e tokave të ndërmarrjeve publike për Manastirin e Deçanit.

 

Lidhja e Historianëve ‘Ali Hadri’, kanë deklaruar se kanë kërkesë kryesore shfuqizimin e  vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënien e  25 hektarë tokë, prona të ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” të cilat do t’i jepen Manastirit.

Ata gjithashtu po kërkojnë edhe  dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese , Arta Rama-Hajrizi dhe gjykatësi Bekim Sejdiu të cilët edhe kanë dhënë këtë vendim.

Selim Lokaj nga kjo shoqatë ka deklaruar për Tribuna Channel se kanë një përkrahje të madhe të qytetarëve, dhe se organizimi është i përbashkët me shoqërinë civile.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.