Shërbimet informative evropiane kanë paralajmëruar se terroristët këtë vit planifikojnë sulme masive të koordinuara në tërë kontinentin evropian, me ndihmën e xhihadistëve që janë nga kthyer nga Siria të armatosur dhe janë stërvitur për sulme.
Ky paralajmërim, siç transmeton “Jutarjni List”, vije një vit pas sulmeve në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”, kurse Franca ishte vendi më me së shumti sulme terroriste të cilat kulmuan me sulme në shumë lokacione në nëntor në Paris ku vranë 130 njerëz.
Disa nga përgjegjësit për ato sulme janë ende në arrati, kurse të shtunën njëri nga zyrtarët e lartë francez të sigurisë u ka thënë mediave franceze se si 2015 nuk është asgjë në krahasim me atë që po përgatitet këtë vit, veçanërisht në Francë dhe Angli.
“Kam frikë se po na afrohet 11 shtatori evropian: sulme simultante të njëjtën ditë në disa vende, në disa qytete”, ka thënë një zyrtar në kushte anonimiteti.
“Sulm shumë i koordinuar. Kemi informacione se terroristët po punojnë në atë”, ka thënë ai në një deklaratë për AFP-në.
Gjithashtu, siç ka thënë, Shteti Islamik po i stërvitë evropianët në Siri që t’i kthejë pas në vendet e tyre në mënyrë që të kryjnë sulme.
Ata, sipas tij, marrin dokumente të rrejshme, karta, armë dhe flasin gjuhët e vendeve evropiane.