Lajmet e fundit

Paralizohet Prishtina (Foto)

Megjithëse udhëheqësit e Komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar se sivjet janë bërë gati për t’u përballur me reshjet e borës, një gjë e tillë, s’po shihet në praktikë. Pas reshjeve të reja të borës, rrugët e Prishtinës janë bllokuar. Kolona të gjata janë gjithandej nëpër Kryeqytet.
Pas kësaj, kanë reaguar edhe qytetarë të Prishtinës.

Arianti Koci ka shkruar në FB se askund nëpër rrugët e Prishtinës s’ka kripë dhe kjo ka shkaktuar kaos total.

“Menaxhimi i Prishtinës është kuptuar vetëm si gëzim i privilegjeve! Si zakonisht, në mes të dimrit, bora i ka befasu, shërbimet komunale në Prishtinë. Pika e krypës nuk është qitë në rrugë. Kaos total. Në asnjë kryeqytet në botë, kjo nuk ndodhë. Zyrtarët komunal, udhëheqjen e Komunës e kanë kuptu vetëm si gëzim i privilegjeve!”, ka shkruar Koci.
5_1451843066-2760801

z_1451843060-1370767

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.