Aktiviteti në parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës që qon në terrorizëm është edhe prioritet i qeverisë së Kosovës.
Kështu pohoi kryeministri i vendit Isa Mustafa në konferencën e donatorëve, lidhur me zbatimin e strategjisë nacionale, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Ai tha se Kosova është vend i vogël, por ka përgjegjësinë e vet në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, së bashku me vendet e tjera.
“Pasojat nga terrorizmi janë shumë të mëdha, janë afatgjate dhe kërkojnë domosdoshmërish një aleancë të përbashkët që ne ti tejkalojmë dhe të luftojmë kundër tyre”, tha ai.