Lajmet e fundit

Parashikimi i Burdushit, priten shumë trazira politike në mot

Hysri Peçani- Burdushi në një intervistë ekskluzive për “Kosova Sot” flet për parashikimet politike për të  ardhmen e Kosovën, për atë se a do të bëhet Hashim Thaçi president apo nëse Albin Kurti do të vijë në pushtet. Ai tregon se shumë këngëtarë, e politikanë vizitohen tek ai, madje edhe analistë e opinionistë. Burdushi tregon për metodat se arrin ta heqë magjinë e zezë
“Kosova Sot”:  Në opinionin publik shpesh njerëzit i thonë njëri-tjetrit si në mahi e ndonjëherë edhe me seriozitet, se je bërë për Burdushin. Kush janë pacientët që kërkojnë shërim tek ju?

Hysri Peçani: Është e vërtetë se shpesh kur i kap zori flasin njerëzit edhe në çdo tubim kudo që janë flasin. Ata thonë se duhet shkuar patjetër te Burdushi. Ka shumë pacientë që kanë halle, gra, femra, njerëz me probleme të ndryshme, familje pa bereqet, pa dashuri ndarje familjesh dhe lypin, që të bashkohen çiftet me familje. Unë marr masa, i bashkoj gjithë të çiftet. Kam të përbashkuara disa qindra çifte të ndara. Kjo bëhet për të mos lënë fëmijë jetimë. Shumë ka që kanë halle të punës e bereqetit, që s’u prin e mbara dhe u ndihmoj. Kur kanë mosmarrëveshje familjet, edhe atyre u ndihmoj. Edhe fatin kur e kanë të bllokuar u ndihmoj. Ka shumë raste martese e fejese që dështojnë dhe vijnë e pyesin çka po ndodh me ne. Ju ndihmojë në..çdo aspekt të mirë…

Edhe analistët kërkojnë mendimet e mia

“Kosova Sot”:  Shumë këngëtarë e këngëtare dalin në foto me Ju, çfarë kërkojnë ato apo ata, të bëhen milionerë apo milionere, parashikim fati apo? 

Hysri Peçani: Mbas lufte ka shumë këngëtarë që s’mundem t’i cek me emra me famë, që kanë ardhur tek unë dhe i kam të gjithë të evidentuar. Ata që kanë qenë te unë normalisht se kanë pasur edhe ata probleme familjare. Pastaj çështje fati që t’u prijë, që skena t’u ecë dhe të kenë shikueshmëri. Ka shumë prej tyre që u kam dhënë ndihmë të madhe. Dhe, kam raporte të mira me ata. Edhe ata kanë nevojat e tyre. Ata që kanë besuar, i kanë tani skenat më të mira dhe më të bereqetshme. Kanë qenë shumë prej tyre që pyesin se si mund t’i evitojnë rreziqet apo ndonjë problem që ta zgjidhin Po çdo këngëtar i mbaj sekret. S’mundem  t’ju tregoj se u bie niveli i tyre e imazhi. Mua më duhet t’i mbroj, kanë miqësi dhe raporte të mira me mua.

“Kosova Sot”: Keni thënë nëpër intervista se ju e incizoni çdo seancë me klientët që ju vijnë? A keni incizuar ndonjë seancë me politikanët e Kosovës? A i ka kapur ndonjëherë magjia e zezë politikanët e Kosovës? 

Hysri Peçani: Edhe shumë medie me përmendin si në TV, gazeta e shumë portale, që ka edhe analistë që lypin përkrahje e mendime të mia dhe u ndihmoj rreth çështjes dhe situatës. Shpesh u kam ndihmuar. Në Shqipëri mediet më besojnë e ftojnë më shumë se këtu.

Politikanët nuk guxoj t’i përmend

“Kosova Sot”: A ka pasur ndonjë kandidat për kryetar komune, për deputet që ka ardhur tek ju për të parashikuar fatin. A është bërë ndonjëri deputet apo kryetar komune pas parashikimit tuaj?

Hysri Peçani: Për politikan s’kam koment, është sekrete. Ka prej edhe prej këtyre niveleve, po nuk guxoj t’i përmend, ok? Po ka shumë kryetarë komunash, që kanë ardhur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tani bile ka edhe në detyra të këtilla.

“Kosova Sot”: Si e shëroni ju magjinë e zezë, cilat janë mjetet që ju përdorni?

Hysri Peçani: Unë shëroj sëmundjen e magjisë së zezë me dhe të varreve. Pastaj, shëroj edhe me mjete të tjera si ujë varresh dhe mjete të tjera të magjive.

“Kosova Sot”: Cili është parashikimi më i saktë që keni bërë ndonjëherë dhe ka dalë në realitet?

Hysri Peçani: Ka shumë parashikime që kam bërë deri më tani. Janë publike të gjithat, më kanë dalë të gjitha përveç te Sali Berisha nuk më ka dalë parashikimi. Në programin te Shuki më pyetën për situatën dhe Parlamentin e Kosovës dhe u thashë se po shoh mjegull edhe tollovi. Jo mirë. Për vitin 2014 kam folur se kam parë njerëz, duke dalë nga shteti si milingona, i shikoja njerëzit që paraqiten si në mjegull…Isha në TV 21 shou meseleshën”. Feim show më pyeti më 2013 se çka pritet për situatën në Maqedoni. I tregova që po shoh rrezik vdekje edhe çrregullim, për Preshevë ashtu edhe Kumanovë. Doli e saktë, e keni te “Feim show”. Pastaj isha te një emision te Virusi edhe ai në program me pyeti për Preshevën. Se a do të ndodhë të largohet përmendorja atje. Unë fola e i thashë njëherë jo, po e kam parë një ëndërr që do ta largojnë me dhunë. Pastaj do të ketë trazira. Te ne do t’i rrënojnë varrezat, kishat dhe situata do të destabilizohet në Kosovë. Ashtu ndodhi, i thyen të gjitha ku patë varreza serbe. Tjetër pyetje m’u bë në “Vala Mala” se a do të çlirohet Mitrovica…ju thashë që jo do të marrin drejtat si një autonomi në vete. Po shoh gjëra jo të mira…e ndarë do të jetë. Pastaj loja e kombëtares. Më pyeti Shuki thashë që do të humbë Shqipëria nga Serbia, por kjo nuk u publikua për shkak të rrezikut dhe e kanë atë incizim ata te Shuki. Ishte viti 2001, në Radio “Istog fontana” më pyeti moderatori i për situatën në botë. Kam parashikuar, cuname, tërmet dhe dolën. Shoh lufta fetare ndërmjet njerëzve në Shtetin Islamik. Kam edhe mbi 100 saktësi të tjera që i kam publikuar dhe të gjitha kanë dalë ashtu siç i kam ndier unë.

Unë e di nëse Thaçi do të bëhet president

“Kosova Sot”: Cilat janë parashikimet  tuaja për politikanët, çfarë na pret në vitin që vjen? 

Hysri Peçani: Në vitin e ri 2016 që na vjen do të ketë shumë ndryshime. Do të punohet më shumë në zbatimin e ligjeve, do të punohet më tepër për ta ndaluar korrupsionin, por do të ketë më shumë çrregullime partiake…Situata në Kosovë do të ndryshojë shumë. Normalisht ende na përcjellë fati me skamje, por edhe do të ketë shumë befasi. Nuk po guxoj të flas, për shkak të sigurisë së përgjithshme.

 “Kosova Sot”: A do të rrëzohet kjo Qeveri?

Hysri Peçani: Kjo është njëra ndër problemet që unë e di saktë se çka do të ndodhë, por unë s’kam pse i them këto parashikime.

“Kosova Sot”: A do të bëhet Hashim Thaçi president?

Hysri Peçani: Kjo është pyetja më e thepisur për mua. Unë e di se si do të bëhet e gjithë kjo punë. Do të ketë trazira. Të tjerat nënkuptohen. Nuk dëshiroj të jap këtë prognozë që e di saktë, por dua ta ruaj për vete për shkak të sigurisë.

“Kosova Sot”: Kur do të vijë ‘Vetëvendosje’ në pushtet?

Hysri Peçani: Do të vijë, por jo tani, vonë, vonë do të vijë.

“Kosova Sot”:  Sa ka qenë shpërblimi më i madh për heqje magjie apo parashikim fati që u ka dhënë dikush?

Hysri Peçani: Nëse mendoni për çmime kanë dhënë sipas mundësive, ka edhe të larta por me vullnet të tyre. Por unë e kam çmuar besimin e tyre që e kanë pasur ndaj meje. Ky është çmimi më i lartë.

“Kosova Sot”: Sa është bërë i pasur Burdushi me këtë lloj “zanati”?
Hysri Peçani: I kam të gjithë të mirat. U ndihmoj shumë njerëzve edhe për mua ka mbetur mjaft. Kam pasuri të mjaftueshme.
“Kosova Sot”: A frikësoheni ndonjëherë se mund t’ju akuzojnë për magji e gjëra të tjera të kësaj natyre?
Hysri Peçani: Jo assesi. S’kanë asnjë arsye. Pastaj ajo që është primare unë i kam të filmuara të gjithë gjërat, i kam të kryera të gjithë obligimet shtetërore dhe bile edhe më shumë kam shprehur ndihmë në aspektin humanitar. Jo, kjo s’mund të ndodhë të frikësohem nga ndonjë akuzë.

Do të dëshiroja të takoja liderët politikë, si: Thaçi, Haradinaj, Limaj, Kurti dhe presidentja. Unë do t’i ftoja në një darkë, nëse është e mundur. Kërkohet të kemi zgjidhje më fatlume për të ardhmen e Kosovës

Për politikanë s’kam koment, është sekrete. Ka  edhe prej këtyre niveleve, po nuk guxoj t’i përmend, ok? Po ka shumë kryetarë komunash, që kanë ardhur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tani bile ka edhe në detyra të këtilla

Në Vitin e Ri 2016, që na vjen, do të ketë shumë ndryshime. Do të punohet më shumë në zbatimin e ligjeve, do të punohet më tepër për ta ndaluar korrupsionin, por do të ketë më shumë çrregullime partiake…Situata në Kosovë do të ndryshojë shumë. Normalisht ende na përcjell fati me skamje, por edhe do të ketë shumë befasi. Nuk po guxoj të flas, për shkak të sigurisë së përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.