Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për periudhën nga nesër, 15 tetor deri të dielën, 18 tetor.
Dita e enjte do të jetë mot i vranët me intervale me diell dhe temperaturat do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga lokale të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, transmeton Koha.net.
Fundjava do të shoqërohet me mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Shtypja atmosferike gjatë këtyre ditëve do të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare