Lajmet e fundit
Parat e mëdha i ruajnë në fundvit

Parat e mëdha i ruajnë në fundvit

Ankohen për mungesë të buxhetit, por shumë nga institucionet e vendit nuk kanë arritur ta shpenzojnë as gjysmën e parave të ndara nga shteti edhe pse kanë kaluar nëntë muaj të vitit. Duket se këto institucione po presin që, si zakonisht shpenzimet më të mëdha t’i bëjnë në tre muajt e fundit.

Në total, për kohën sa ka mbetur të përfundojë viti kalendarik kanë mbetur edhe 39 për qind e buxhetit pa u shfrytëzuar. Sipas raportit nëntëmujor të buxhetit, nga 1 miliard e 625 milionë e 518 mije e 602 euro të ndara për shpenzime këtë vit, janë shpenzuar 1 miliard e 5 milionë e 486 mijë e 562 euro, apo 61 për qind e buxhetit të ndarë, shkruan Tribuna.

Disa nga ministritë me gjithë zhurmën që bëjnë në mungesë të buxhetit, nuk kanë qenë të zonjat që gjatë kësaj periudhe ta shpenzojmë më shumë se 1/3 e buxhetit. Ministria e Administratës Publike (MAP) prinë me shpenzimin më të paktë të buxhetit me vetëm 29 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.