300 persona janë duke u trajtuar në spitalet e Parisit nga lëndimet që kanë marrë mbrëmë në sulmet terroriste në Paris.
Sipas burimeve të AFP-së, 80 prej tyre janë në gjendje kritike.
Ndërkohë, shifra zyrtare e të lënduarve ende mbetet në 127.
———————
Kulla e Ajfelit, e mbyllur për afat të pacaktuar
Një nga ikonat më të mëdha të kryeqyteti francez të Parisit – Kulla e Ajfelit- mbetet e mbyllur për vizitorët, deri në njoftimin e radhës, për shkak të sulmeve terroriste në Paris natën e kaluar.
Atraksioni turistik normalisht vizitohet nga 20,000 vizitorë në ditë.
————————————-
Policia franceze në kërkim të një veture për ngjarjet e mbrëmshme
Policia parisiene është vënë në kërkim të një veture të zezë të tipit “Seat”, me numër të targave “GUT 18053”.
Sipas rapo rteve, vetura po kërkohet nën dyshimet për lidhje me ngjarjet e mbrëmshme në Paris, raporton “BBC”.
Qytetarët francezë janë lutur që të mos i afrohen kësaj veture nëse hasin në të.
Ndërkaq, për raportet e mëhershme në një paralagje të Parisit, Policia ka thënë se ka qenë një incident i mbuluar në një aheng familjar që është shoqëruar me fishekzjarre.
————————-
Pasaporta siriane gjendet afër trupit të vdekur të xhihadistit
Policia franceze ka njoftuar se afër trupit të njërit prej xhihadistëve të vrarë në afërsi të “Stade de France”, është gjetur një pasaportë siriane, raporton “Reuters.”
——————————-
“Mirror”: Të shtëna dhe detonime në një paralagje të Parisit
Tabloidi britanik “Mirror” raporton për t shtëna të pakonfirmuara në një paralagje të Parisit.
Helikopterët janë duke vëzhguar vazhdimisht në Bargnolet, pas raporteve për të shtëna dhe detonime të fuqishme.
Banorët janë këshilluar që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për arsye sigurie.
Megjithatë, sipas disa banorëve, nuk është ndonjë incident i madh.
—————————–
Cameron: Të përgaditemi për viktima në Britani
Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se Britania e Madhe duhet të jetë e gatshme për sulme të mundshme terroriste në vend, raporton tabloidi britanik “Mirror.”
“Duhe të të jemi të gatshëm për viktima në Britani”, ka thënë Cameron pak më parë.
Cameron e ka dënuar dhunën e “tmerrshme” të shfaqur mbrëmë në Paris.
—————————-
Turistët: Rrugët në Paris, gjendje e një Lufte të Tretë Botërore
Stacioni hekurudhor “St Patrick” në Londër sot ka qenë më i qetë se zakonisht për shkak të sulmeve të mbrëmshme terroriste në Paris, por shumë udhëtarë kanë refuzuar që të mos e vizitojnë Parisin për shkak të terroristëve, derisa britanikët nga Parisi gjendjen atje e përshkruajnë si një Luftë e Tretë Botërore.
Një prezencë e shtuar policore vërhet në terminalin hekurudhor të “Eurostar”-it. Shumica e policëve shihen të armatosur rëndë me armë automatike dhe në shoqëri të qenve gjurmues.
“Mirror” raporton se një nga qentë gjurmues ka filluar të leh prapa një qytetari, ndërsa ai është ndaluar menjëherë për një kontroll nga policia.
“Mbaj duart aty ku mund t’i shoh”, i ka thënë polici zot ërues i qenit qytetarit. “Duhet të kryejmë shumë kontrolla sot”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, turistët britanikë që tëashmë gjenden në Paris, rrugët e Parisit i kanë përshkruar sikur një gjendje e një “Lufte të Tretë Botërore.”
Susane Speight dhe vajza e saj Natasha kanë arritur në Paris sot.
Natasha, 28-vjeçare, ka thënë se rrugët e Parisit duken sikur në Luftën e Tretë Botërore.
“Ishte e tmerrshme derisa arritëm në hotel. Kishte policë dhe ushtarë gjithkund”, ka thënë ajo.
————————–
Flet i mbijetuari: Qëlluan gjithandej, nuk zgjodhën njeri
Gjithnjë e më shumë rrëfime të tmerrshme të zënë në tragjedinë e mbrëmshme në Paris po dalin në opinion.
23-vjeçari turk, Fehmi B. që ka qenë në Paris për herë të parë në jetën e tij, i ka thënë francezes “Lberation” ka thënë se ai po qëndro nte në një vend të mbyllur kur pa pritur ka dëgjuar zhurmë të madhe, të ngjashme me fishekzjarre.
“Së pari mendova se ishte pjesë e shfaqjes, por kur u ktheva pashë se një grua ishte qëlluar në sy. E mbante kokën dhe pastaj ra e vdekur në tokë. Çdonjëri u shtri në dysheme, dhe filluan të shtënat.
Sulmuesit nuk zgjodhën njerëz, qëlluan ku mundën. Të gjithë vdiqën, por kjo nuk u bënte përshtypje.
Qëndroja në një pozicion embrionik. Këmbët e mija gjendeshin nën trupin e dikujt. Ia dola të nxjerr këmbët zvarrë dhe vrapova drejt daljes emergjente, së bashku me tre të tjerë që ishin të plagosur”, ka thënë ai.
—————————————–
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmet në Paris
Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste në Paris të Francës natën e kaluar që lanë të vrarë, sipas nj shifre të konfirumuar nga CNN, rreth 150 njerëz.
Në një deklaratë zyrtare, grupi terrorist ka thënë se luftëtarët e vet të pajisur me bomba vetëvrasëse të vendosura në trup dhe me armë automatike kanë kryer sulmet simetrike në pjesë të ndryshme të vendit në qendër të Francës, që ata i kishin shënjuar më parë si caqe të tyre.
———————–
Lavrov: Sulmet e mbrëmshme e arsyetojnë luftën kundër Shtetit Islamik
Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov ka thënë se sulmet terroriste gjatë natës së kaluar në Paris e arsyetojnë nevojën për ta luftuar Shtetin Islamik dhe Al-Nusran.
“Nuk ka arsyetim për akte terroriste, dhe nuk ka arsyetim për ne që të mos bëjmë asgjë për ta mposhtur ISIS-in, Al-Nusran dhe tjera organizata terroriste”, ka thënë Lavrov për gazetarët përpara një takimi me homologun e tij amerikan, John Kerry.
——————
Gazetari kap momentet kur qytetarët ikin nga terroristët, qëllohet në krah (Video +18)
Një gazetar ka kapur momentet kur disa qytetarë francez që gjendeshin brenda teatrit të Bataclanit gjatë sulmeve terroriste kanë tentuar të ikin nga dritaret e objektit duke u zvarritur mureve.
Gazetari Daniel Psenny është plagosur në krah derisa ka provuar të ndihmojë të lënduarit, transmeton KosovaPress.
Sipas “Le Monde”-s, Psenny pret që t’i nënshtrohet një operimi gjatë ditës.
Gazeta ka publikuar fotografitë pak para se të qëllohej.
Sipas CNN, deri tani të paktën 153 njerëz janë konfirmuar të vdekur nga sulmet terroriste të natës së kaluar.
—————————
Sulmet terroriste, Franca shpallë tri ditë zie
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se sulmet e okrestruara terrroriste në Paris që kanë lënë të vrarë, sipas shifrave zyrtare mbi 127 persona, kanë qenë një “akt lufte” të kryera nga Shteti Islamik.
Ndërsa, në nderim të viktimave, presidenti ka shpallur tre ditë zie në Francë.
Sipas Hollande, sulmet e kryera nga tetë terroristë janë organizuar dhe planifikuar nga jashtë.
———————-
Paraqitet Shteti Islamik: Kërcënon Francën me më shumë sulme terroriste
Shteti Islamik pak më parë ka publikuar një video ku ka kërcëunar Francën me sulme të tjera terroriste, nëse kjo e fundit nuk merr vendim për ndalimin e bombardimeve në Siri kundër Shtetit Islamik.
Videoja bëhet publike vetëm pak orë pasi xhihadistët e grupit kanë lënë të vdekur rreth 150 qytetarë francezë të vdekur në kryeqytetin e Parisit.
Një militant me mjekër, protagonist i videos, thotë se derisa forcat aleate vazhdojnë të bombardojnë caqe te ISIS-it, ata nuk do të jetojnë në paqe. Terroristët kanë thënë se madje njerëzit do të kenë frikë të dalin edhe në dyqanet për rreth.
Videoja është pa të dhëna dhe është publikuar të shtunën nëpërmjet divizionit për media të Shtetit Islamik “Al Hayat.”
—————————-
Këto ishin gjashtë caqet e terroristëve mbrëmë në Paris (Video/Foto)
Shënjestër e grupeve terroriste në Paris ishin gjashtë caqe, ku edhe u kryen sulmet terroriste, që sipas raporteve të ndryshme në mediat e huaja mendohet të kenë mbetur të vdekur mbi 150 persona.
Bari “La Belle Equipe” që gjendet në distrikitin e 11-të të Parisit ishte cak i terroristëve, ku mbetën 19 të vdeku r nga të shtënat me armë.
Dy restorantet “Le Carrillon bar” dhe “Le Petit Cambodge” që gjenden në distriktin e dhjetë të kryeqytetit francez, e që ishin po ashtu cak i sulmeve terroriste, rezultoi me një shifër prej 12 të vdekurve, po ashtu nga sulmet me armë.
Ndërkaq, në restorantin “La Casa Nostra restaurant” që gjendet në distrikin e dhjetë mbetën të vdekur pesë persona si pasojë e sulmeve me armë.
Stadiumi i Futbollit “Stade de France” ishte caku ku u tentua të kryhej sulm terrorist masiv, meqenëse po zhvillohej ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Francës. Të vdekur mbetën tre sulmuesit.
Ndërkaq, në sallën e koncerteve në Bataclan, që gjendet në distriktin e 11-të, ku po mbahej një koncert muzikor rok, të vdekur kanë mbetur të pakën 80 persona.
————————————–
Vatikani: Jepni një përgjigje kësaj urrejtjeje vrastare (Foto/Video)
Vatikani i ka dënuar sulmet në Paris, duke i quajtur “çmenduri e dhunshme terroriste”, dhe ka bërë thirrje për një përgjigje të vendosur kundër përhapjes së “urrejtjes vrastare.”
“E dënojmë dhunën në mënyrë më radikale së bashku me Papën dhe të gjithë ata ithtarë të paqes”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Ati Federico Lombardi në nj deklaratë.
—————————————-
Presidenti i Iranit e anulon vizitën në Francë dhe Itali (Video/Foto)
Presidenti iranian Hassan Rouhani e ka anuluar vizitën e tij në Itali dhe Francë pas sulmeve terroriste në Paris, ka njoftuar ministri i jashtëm iranian për agjencinë e lajmeve “Irna.”
“Për shkak të incidenteve terroriste në Paris, dhe në koordimin me kolegët, presidenti iranian e shtynë vizitën e tij drejt Italisë, Vatikanit dhe Francës për një kohë më të përshtatshme”, ka thënë ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.
Rouhani i ka dënuar sulmet terroriste në Paris, si një krim kundër njerzimit.
——————————-
Rrëfehet e mbijetuara, ja si ia doli t’u mbijetoj sulmeve terroriste
Disa nga qytetarët që u zunë befasisht nga tragjedia e natës së kaluar në Paris, kanë rrëfyer për përvojën e tyre dhe orvatjet për të shpëtuar.
Incidenti më vdekjeprurës ndodhi në Bataclan nga seritë e sulmeve terroriste, ku mbi 1,500 njerëz po ndiqnin një koncert nga një band i muzikës rok.
Një nga të mbijetuarit ka folur për “Euronews.”
“Isha në audiencë. Koncerti vazhdonte dhe kishte një orë që kishte filluar, kur papritur filluam të dëgjojmë zhurma të mëdha që vinin nga një dhomë prapa. Pasi njerëzit filluan të lëvizin, ata u panikosën gjersa nxitonin për të dalë jashtë. Isha në tribunë, dhe me disa të tjerë u fshehëm pas karrigeve të shtrirë për dyshemeje. Pastaj filluam të zvarritemi drejt daljeve emergjente. Ia dolëm t’i ikim të shtënave, dhe u fshehëm në një nga dhomat e shtëpizave. E mbyllëm veten atje dhe pritëm që të vijë Policia.”
E mbijetuara ishte me fat shkruan “Euronews”, pasi dhjetëra të tjerë vdiqën në duart e terroristëve dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar.
—————————————————
Policia rihap perimetrin e restaurantit ku u kryen sulme terroriste (Video/Foto)
Policia e ka rihapur perimetrin e një prej vendeve ku janë zhvilluar sulme terroriste.
Restaruanti “Le Carillon” dhe “Le Petit Cambrdidge” janë dy restaurantet në distrikin e dhjetë të kryeqytetit francez ku dje janë kryer sulme terroriste ndaj qytetarëve francezë nga xhihadistë të Shtetit Islamik.
Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e natës së mbrëmshme në Paris të cilat rezultuan me mbi 150 të vdekur, duke thënë se sulmet janë kryer si shenjë hakmarrjeje për ndërhyrjet ushtaraka të Francës në Siri.
Shteti Islamik ka kërcënuar po ashtu edhe Londrën, Uashingtonin dhe Romën.
————————
U2 anulon koncertin që do ta mbahej sot në Francë (Video/Foto)
(I plotësuar) – Koncerti i bandit të njohur muzikor U2, i planifikuar të mbahej në Paris, është anuluar për shkak të sulmeve të mbrëmshme terroriste në Paris, që kanë lënë mbi 150 qytetarë francezë të vdekur.
Koncerti planifikohej të mbahej sot në “Bercy Arena”, që është vetëm pak kilometra larg teatrit të Bataclanit, në vendin ku u zunë peng disa qytetarë francezë, përpara se të vriteshin.
Parisi mbrëmë është goditur nga disa sulme serike terroriste të kryera nga tetë xhihadistë, 7 prej të cilëve kanë kryer sulme vetëvrasëse, ndërsa njëri është vrarë nga Policia.
Sulmi më i madh ndodhi në sallën e koncerteve në Bataclan, ku u vranë rreth 120 persona.
—————————–
Terror në Paris, të shtëna e shpërthime; mbi 158 të vrarë (Video-Foto)
Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes, me 7 sulme të koordinuara në zemër të qytetit, që lanë të paktën mbi 158 viktima.
Tmerri i vërtetë ndodhi në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku u vranë 118 persona, të cilët fillimisht u morën peng dhe më pas u ekzekutuan nga tre pengmarrësit. Forcat e policisë bastisën sallën, duke ekzekutuar pengmarrësit, ndërsa liruan pengjet e mbetur.
Fillimisht u raportua për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, ku mbetën të vdekur 11 persona, ndërsa pak më vonë ndodhën dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë. Policia franceze njoftoi se ka vënë në pranga 4 ekstremistë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmet e së premtes.
Restoranti ku ndodhi sulmi i parë është shumë pranë vendit ku ndodhën të shtënat e “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti. Një person brenda teatrit tha për një radio franceze se terroristët kishin bërtitur “Allah Akbar” përpara se të hapnin zjarr. Dëshmitarët thanë se pengmarrësit ishin të veshur jelekë antiplumb, ndërsa nuk ishin të maskuar. Sipas dëshmitarëve, ata qëlluan me kallashnikovë AK47, si dhe hodhën edhe granata. Sulmi në sallën e koncerteve ka zgjatur më shumë se 15 minuta.
Nga raportimet e fundit thuhet se edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i cili ishte duke parë ndeshjen miqësore France-Gjermani, është larguar për arsye sigurie nga stadiumi, ndërkohë që të gjithë tifozët e pranishëm janë bllokuar brenda stadiumit, për shkak se janë mbyllur dyert e tij. Pas qetësimit të situatës jashtë stadiumit, ata u lanë të dilnin jashtë tij.
Dëshmitarët pranë stadiumit kanë thënë për gazetën “Liberation” se ka dëgjuar mbi 100 të shtëna, ndërkohë që agresori dyshohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.
Të shtëna dhe shpërthime bombash janë dëgjuar edhe në galerinë e artit “Louvre”, si dhe në dy qendra tregtare.
Ndërkaq, në Francë, Presidenti Hollande ka thirrur një mbledhje të kabinetit të emergjencave duke startuar kështu të ashtuquajturin plan alfa të kuq, i vlefshëm në çdo rast kur ndodh ndonjë sulm terrorist në territorin francez.
Në konferencën e shkurtër për shtyp, Presidenti Hollande u shpreh se “populli francez duhet të qëndrojë i bashkuar dhe i qetë, pavarësisht çfarë po ndodh”, ndërkohë që ka urdhëruar mbylljen e kufijve të Francës, për të shmangur ndonjë largim të mundshëm të terroristëve. Hollande shtoi se “janë duke u kryer të gjitha operacionet e nevojshme në këtë situatë, ndërsa forcat e policisë janë në kërkim të atentatorëve në Paris”.
Pas sulmeve, ka reaguar përmes një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama.
Në fjalimin e tij, Obama u shpreh se “sulmet në Paris janë një përpjekje nga njerëz të eg ër për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përherë në krah të Francës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe do të bëjnë gjithçka mundet për të dërguar terroristët përpara drejtësisë”.