Lajmet e fundit

Parisi zgjohet si qyteti më i pikëlluar në Planet! (Foto+Video)

Shefi i policisë franceze ka dalë në deklaratë për shtyp, ku ka sqaruar qytetarët e tij se të gjithë atentatorët kanë vdekur dhe gjendja mund të shkojë drejt normalitetit.

“Besojmë se të gjithë atentatorët kanë vdekur,” tha shkurt para pak çastesh, Michael Cadot, shefi i policisë, që duhet të ketë kaluar natë të vështirë.

E keqja sipas tij qëndron se disa bashkëpuntorë të terroristëve janë në arrati, duke punuar për kapjen e tyre.

Franca mbyll kufijtë, mbi 150 të vrarë në Paris
kosova-vendos-num-euml-r-emergjent-p-euml-r-m-euml-rgimtar-euml-t-n-euml-paris_hd

Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbyll kufijtë pas vrasjes së dhjetra vetëve gjatë disa sulmeve në Paris të premten në mbrëmje.

“Ne e dimë kush janë këta terroristë”, tha presidenti francez Francois Hollande, pa dhënë hollësi të tjera. “Terroriostët duan të na frikësojnë dhe të na paralizojnë me frikën…. Ky është një vend që di të mbrohet”, shtoi ai.

Vetëm në sallën e koncerteve Bataclan, në qendër të Parisit, ka patur mbi 100 viktima. Dëshmitarë janë shprehur në televizionin francez se skena në sallën e koncerteve i ngjante një masakre.

4809630_9_c0af_ill-4809630-9a86-038378_9ec8995ee0423e95cbcf3db7abd02be5

Sipas një prokurori francez, sulmet janë kryer në 6 pika të ndryshme dhe sipas tij, 5 autorë sulmesh janë neutralizuar. Policia franceze thotë se ishin 4 persona që kryen sulmin në sallën e koncerteve dhe të 4 janë vrarë. Tre prej tyre, sipas autoriteve mbanin të veshur breza vetë-vrasës me lëndë shpërthyese.

Persona që kishin shkuar në koncert tregojne se gjatë hyrjes në të nuk kishte kontrolle me detektorë apo ndonjë lloj kontrolli tjetër fizik.

Sipas njoftimeve të para autorët e sulmeve kanë përdorur armë automatike AK-47, dhe bomba. Sipas dëshmitarëve në sallën e koncerteve, persona të veshur në të zeza, hapën zjarr ndaj spektatorëve, dhe pasi të plagosurit binin në tokë, ata u afroheshin dhe i qëllonin përsëri, në stil ekzekutimi. Të shtënat në sallë zgjatën 10-15 minuta.
Sipas ekspertëve, sulmet janë kryer në të ashtuquajturat “objektiva të buta”, si restorante, salla koncertesh dhe stadium, aty ku ka grumbullim të shumtë njerëzish, për të maksimalizuar numrin e viktimave dhe panikut.

Presidenti Hollande tha se ka kërkuar përforcime ushtarake në Paris për të parandaluar sulme të tjera.

Në një stadium në afërsi të Parisit, ku po luhej një ndeshje futbolli mes Francës dhe Gjermanisë u dëgjuan të paktën tre shpërthime. Disa njoftime venë në dukje se jashtë stadiumit mund të jetë kryer një sulm vetë-vrasës. Në ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti Francois Hollande.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste, të cilat dukeshin të koordinuara mirë.
Bataclan-Paris-690x380 (1)

Banorëve të Parisit u është kërkuar të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërsa në rrugët e qytetit ka forca të shumta policore dhe ushtarake.

Presidenti Barak Obama i quajti sulmet një “përpjekje të egër për të terrorizuar civilët.” Në një fjalim televiziv të premten mbrëma, ai tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë bashkë me Francën për të luftuar terrorizmin. Ai tha se kishte vendosur të mos i telefononte Presidentit Hollande menjëherë pas sulmeve, por se është i bindur që ai do të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me të më vonë.

Kryeministri britanik, David Cameron shkruante në Twitter: “Ne do të bëjmë çdo gjë që mund të bëjmë për të ndihmuar.” Ai tha se ishte tronditur nga ngjarjet në Paris dhe se mendimet e lutjet e tij ishin për popullin francez.

* * *

Rreth 160 persona janë vrarë në sulmet që ndodhën sot në Paris.

Së paku 100 prej tyre u vranë nga dy terroristë në një sallë të koncerteve në qendër të kryeqytetit francez.

Rreth 100 të vdekur në sulmin në qendër të Parisit

Policia në Paris raporton për rreth 100 të vdekur.

Sulmet e datës 13 nëntor në Paris kanë sjellur rreth 100 të vdekur.

Kështu thonë raportet më të fundit nga policia atje, raporton AFP.

Gjatë mbrëmjes janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime të shumta, kurse ky numër mund të rritet akoma më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.