Lajmet e fundit
Parlamenti grek pezullon financimin e “Agimit të Artë”

Parlamenti grek pezullon financimin e “Agimit të Artë”

Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese për pezullimin e financimeve shtetërore ndaj partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë. Ligji i ri lejon ngrirjen e pacaktuar të financimeve për partitë, lidershipi i të cilave akuzohet për përfshirje në grupe kriminale apo terrorizëm.

Lideri i Agimit të Artë dhe dy deputetë ndodhen në paraburgim, në pritje të gjyqit, pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale. Ligji i ri u kalua me 235 vota për dhe asnjë kundër, në asamblenë prej 300 vendesh të Greqisë.

Partia kontraverse ka një agjendë tepër të ashpër kundër masave shtrënguese dhe kundër emigracionit, si dhe është akuzuar për kryerjen e sulmeve ndaj emigrantëve dhe kundërshtarëve politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.