Parlamenti i Studentëve thotë se ka një muaj që po kërkon vazhdimisht realizimin e kërkesave, por siç thonë ata, menaxhmenti nuk po reflekton për realizimin e tyre. Andaj, të martën, kanë vendosur të protestojnë sërish
Kështu, nesër, nga ora 11:00 ata pritet të nisen nga Biblioteka Kombëtare marsh drejt Rektoratit.
Thonë se kanë kërkuar nga Rektori që të thërras një mbledhje të Senatit me vetëm një pikë të rendit të ditës, por vlerësojnë se ai po i injoron, raporton lajmi.net.
“Pra ne besojmë që menaxhmenti në mungesë te argumenteve po i ik edhe debatit në senat. Në këto kushte ne nuk kemi rrugë tjetër përveç protestave”, thuhet në njoftimin e tyre.
Duke bërë thirrje te të gjithë studentët që të mos heqin dorë deri nga realizimi i plotë i kërkesave të tyre, ua bëjnë me dije studentëve se nga pjesëmarrja dhe vendosmëria e tyre varet edhe suksesi.
Ja kërkesat e tyre:
- Kriteri i arritjes së kushtit për gjeneratën 2014/15, niveli Bachelor të jetë me 70% të kredive ose të provimeve,
- Kriteri i arritjes së kushtit për niveli Master të jetë me 50% të kredive ose provimeve.
- Të ketë afat të tetorit, ku studentët do të kenë të drejtë të paraqesin nga dy provime dhe I njëjti të vlejë për arritjen e kushtit për vitin vijues,
- Të kthehen afatet e absolventëve në të gjitha njësitë akademike.