Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur në bashkëpunim me Demokracinë në Veprim kanë nisur fushatën “Voto dhe vëzhgo”.
Përmes kësaj kampanje ftohen të gjithë qytetarët që në ditën e zgjedhjeve të lajmërojnë çdo parregullsi gjatë votimit duke dërguar sms falas në numrin 500 88.
Luan Shllaku nga ky fondacion ka thënë se kjo fushatë është e një rëndësie tejet të madhe ngase ngrit vetëdijesimin e qytetarëve që të jenë edhe vëzhgues në këto zgjedhje.
Ndërkaq Ismet kryeziu nga Demokracia në veprim ka thënë se megjithëse nuk kanë ndonjë rol ekzekutiv gjatë raportimeve për parregullsi kjo kampanjë do të nxit qytetarët të jenë më sy hapur dhe në bazë të kësaj presin veprime konkrete nga organet e rendit.