Lajmet e fundit

Partia e Ferid Aganit kërkon që të mos zbukurohet qyteti për festat e fundvitit

Partia e Drejtësisë thotë se qytetetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë për ndriçim por për punë.

Nëpërmjet një kumtese për media, kjo parti vlerëson se gjendja e rëndë ekonomike e qytetarëve, “pamundëson festimin e dinjitetshëm për festat e funsdvitit”.

Reagimi i plotë: 

Dega e Tretë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, shpreh shqetësimin e saj për shpenzimin e mijëra eurove të tatimpaguesve të kryeqytetit, për ndriçimin e Prishtinës për Festat eFundvitit.
Dihet mirë se në komunën tonë jetojnë një numër i madh i familjeve në gjendje të mjerueshme, ku papunësia dhe varfëria ekstreme janë në rritje.

Është e vërtetë që qytetarët tanë kanë nevojë edhe të festojnë dhe të jenë në hap me vendet tjera, por konsiderojmë se gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale u pamundëson qytetarëve festim të dinjitetshëm.

Andaj, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që në vend të zbukurimit të kryeqytetit t’i ndihmojë familjet skamnore dhe të rritë punësimin, si dhe ta përmbush premtimin për kryeqytetasit për ujë të pijshëm 24 orë dhe nxemje qendrore për qytetarët e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.