Lajmet e fundit

Pas 20 vjetësh i kërkon falje njeriut që e ngacmoi

Chad Michael Morrisette, i cili punon si konsulent brendi dhe stilist në Los Angeles, thotë se u surprizua kur e gjeti nje mesazh në Facebook nga një njeri i cili e kishte ngacmuar shumë gjatë adoleshencës.

Kur ai e hapi mesazhin, e kuptoi se ishte një kërkimfalje për kohën kur e kishte ngacmuar, derisa të dy ishin në të njejtën shkollë.

“Isha duke biseduar me vajzën time 10 vjeçare rreth ngacmimeve”, fillonte shkrimi.
“Ajo më pyeti nëse e kam ngacmuar dikë ndonjëherë dhe unë fatkeqësisht duhej t’i thosha “PO”.  Ajo çka mu kujtua në ato momente, ishte se sa i ndyrë dhe i keq kam qenë ndaj teje kur ne ishim në shkollë të mesme”.
“Unë të kërkoj falje. Nëse do të jetonim në të njëjtin shtet do të vija të të kërkoja falje personalisht në fytyrë. Nuk e di nëse të kujtohet për çfarë po flas, por mua po dhe më vjen keq”.
Morrisette deklaroi se kjo letër e bëri të derdhtë lot dhe ishte shumë i lumtur për ta pranuar këtë kërkim falje.
Në mesazh ai i shkroi prapa njeriut në fjalë, duke i thënë:
“Në 20 vjet ti je personi i vetëm që më kërkoi falje për ngacmime kur ishim të rinj. Shpresoj që tani mund t’i thuash vajzës tënde me krenari se më ke kërkuar falje dhe që tani ne jemi në rregull”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.