Pas emërimit të Zidane si trajner i Real Madrid, Gareth Bale mund të braktis klubin madrilen.
“Djajtë e kuq” duket se janë të gatshëm që në merkaton e verës të ofrojnë më shumë se 100 milione Euro për të patur në dispozicion shërbimet e Uellsianit.
26-vjeçari është një nga objektivat kryesorë të klubit nga “Old Trafford”.
Largimi i Rafael Benitez nga stoli i Los Blancos duket se e bën edhe më të thjeshtë transferimin e tij në Angli, pasi spanjolli kishte marrdhënie të shkëlqyera me Bale dhe lamtumira e trajnerit 55-vjeçar nga Los Blancos mund të konsiderohet dhe si një humbje për sulmuesin.
Nisur nga të gjithë këto faktorë, e ardhmja e Bale mund të jetë larg Spanjës.
Por ende nuk është nuk thënë fjala e fundit, pasi ardhja e Zidanë, në kyre të stolit Madrilen mund ta vështirësojë situatën, pasi 43-vjeçari kërkon të japë më të mirën e tij dhe largimi i Bale është diçka që duhet menduar mirë.