Pas protestës se mbajtur të shtunën në qytetin e Gjakovës, këtë të shtunë (12 dhjetor), protestat do të mbahen në qytetin e Gjilanit.
Pas protestës se mbajtur të shtunën në qytetin e Gjakovës, në kuadër të protestave të organizuara nga opozita e bashkuar nëpër qytetet e mëdha të Kosovës për t’i kundërshtuar marrëveshjet për demarkacionin dhe bashkësinë e komunave me shumicë serbe, këtë të shtunë protestat do të mbahen në qytetin e Gjilanit.
Një burim brenda opozitës i ka thënë Telegrafit se organizimi i protestës është duke u bërë në koordinim me të gjitha partitë e opozitës.
Ndryshe, të shtunën e kaluar opozita e bashkuar kishte organizuar një protestë në qytetin e Gjakovës në kundërshtim të dy marrëveshjeve.